Kjo është sëmundja që po vuan Lori Hoxha - Bota Sot
Kjo është sëmundja që po vuan Lori Hoxha

Mediale Vip

Kjo është sëmundja që po vuan Lori Hoxha

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 17:58
Lori Hoxha

Lori Hoxha ka rrëfyer për problemet me shëndetin mendor.

Lori Hoxha ua ka mundësuar ndjekësve të saj në Instagram t’i parashtrojnë pyetje ku ajo  rrëfehet edhe për momentet e errëta të jetës së saj.

Blogerja vuan nga sulmet e ankthit që nga adoleshenca dhe në postimin e bërë ka treguar gjithçka rreth kësaj.

“Gjithçka filloi në vitin 2012 kur unë isha në një sallon bukurie. Në një moment mendoja se kisha atak në zemër dhe isha drejtuar menjëherë në spital. Pavarësisht kontrolleve, askush nuk kishte mundur të zbulonte se nga çfarë po vuaj. Kjo gjendje më bëri që ta lë shkollën dhe të kaloj një periudhë të tmerrshme, derisa një ditë shikova në Google”, është përgjigja e saj.

“Pasi kërkova në Google për disa nga simptomat e mia, gjeta disa forume për panikun dhe ankthin. Aty gjeta vetveten. Periudha më e keqe ishte viti 2012 dhe vera e kaluar”, ka sqaruar ndër të tjera ajo.

Në vazhdim, Lori tregon se përveç gjendjes emocionale, kjo e fundit kishte edhe dhimbje të vërteta fizike.

“Po çmendesha. Më dukej e pabesueshme se si ankthi mund të më shkaktonte dhimbje të tilla. Sa herë që më shfaqej një simptomë e re, mendoja se çështja ime ishte më serioze se kaq. Kisha probleme me frymëmarrjen, dridhje, shikim të turbull, dhimbje koke, marrje mendsh, kisha shumë ftohtë ose tepër vapë, dhe një 100 simptoma të tjera, të cilat arritën në një pikë që më bënë të mendoja se isha me sklerozë, kancer apo tumor në tru” ka shkruan Lori.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...