Pas fotos me vajzën misterioze, flet Robert Berisha

Mediale Vip

Pas fotos me vajzën misterioze, flet Robert Berisha

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 23:36
Robert Berisha

Robert Berisha ka folur pas fotos e cila sot bëri ‘nam’ në rrjet.

Robert Berisha dhe Nora Istrefi u ndanë pas 14 vjet bashkë, me mirëkuptim dhe këtë e bëri të ditur vet këngëtari përmes një postimi të gjatë në Instagram të cilin më pas e fshiu.

Ai më pas shprehu mirënjohje për Norën dhe e falënderoi për kujtimet e bukura duke dhuruar një shembull të paprecedentë të ndarjeve paqësore në estradën shqiptare.

Sot në mëngjes, u publikuan disa foto të Robertit me një vajzë të re në bregdetin turk, që bënë bujë në media.

U përfol se ai ishte në pushime me vajzën në fjalë, mirëpo kontaktuar nga Prive, Roberti foli duke sqaruar gjithë konfuzitetin.

Është e vërtetë që këngëtari është në bregdetin turk, më saktësisht në hotelin Adam&Eve, mirëpo jo për pushime romantike.

Përveç vajzës në foto e cila quhet Jessica Kadiu, ai është i shoqëruar edhe nga Big Mama, Rina Balaj e të tjerë për të punuar rreth një projekti, tha Roberti pasi i kontaktua nga mediat.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat