Edhe Leonora Jakupi reagon për përplasejn e Molliqajt me Haki Abazin: Çfarë debatesh, pse nuk ka futboll çdo natë? - Bota Sot
Edhe Leonora Jakupi reagon për përplasejn e Molliqajt me Haki Abazin: Çfarë debatesh, pse nuk ka futboll çdo natë?

Mediale Vip

Edhe Leonora Jakupi reagon për përplasejn e Molliqajt me Haki Abazin: Çfarë debatesh, pse nuk ka futboll çdo natë?

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 17:56
Leonora Jakupi

Një debat i eskaluar mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit në studion televizive të T7, bëri që kjo ngjarje të komentohet gjithandej në media.

Një reagim për këtë situatë erdhi edhe nga këngëtarja Leonora Jakupi, e cila mesa duket nuk është aspak e kënaqur me debatet e fushatës zgjedhore.

Ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory, e ka krahasuar atmosferën jo të mirë të një debati politik, me atë të një ndeshje futbolli, referuar kështu edhe ndeshjes së fundmi Kosovë-Angli, e cila dhuroi atmosferë të jashtëzakonshme për çdo shikues të saj.

“Çfarë debatesh? Pse nuk ka futboll çdo natë”, ka shkruar këngëtarja Jakupi në InstaStory.

E njëjta përndryshe ka shprehur mbështetje për dy prej kandidateve të PDK-së për zgjedhje e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor: Ganimete Musliun dhe Geta Beqën.

Muaj më parë, u përfol se Leonora po bënte një lëvizje drejt politikës, por mesa duket një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ajo vazhdon të ushtrojë profesionin të cilit ia ka dedikuar gjithë jetën e saj, pra muzikën!

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...