Ish e dashura e bën horë reperin shqiptar: E ke braktisur djalin tonë, e ke lënë në varfëri

Mediale Vip

Ish e dashura e bën horë reperin shqiptar: E ke braktisur djalin tonë, e ke lënë në varfëri

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 16:43
Ish e dashura

Reperi i ri në estradën shqiptare dhe miku i Stresit, Lim Hoti, ditën e djeshme publikoi një foto ku shihej me të birin, Dylan, në krah dhe shprehej se i mungonte.

Gjesti i tij nuk u prit mirë nga e ish e shoqja, Albresha, e cila me anë të një postimi në Instastory, u shpreh se Limi nuk ishte kujdesur asnjëherë për të birin dhe se nuk kishte qenë asnjëherë pranë tij, e kishte braktisur duke e lënë në varfëri.

“Historia e jetës së djalit tim: Është hera e parë që shprehem në këtë mënyrë dhe po e bëj sepse çdo gjë e ka një limit. Është e trishtueshme për mua që ta shpreh për herë të parë këtu se djali im nuk ka pasur asnjë mbështetje nga i ati. Qoftë edhe financiarisht. Është e thjeshtë që të postosh një foto për sytë e botës e të shkruash se i mungon, ama ti nuk ishe kurrë pranë tij kur ai tha fjalën e parë, kur ai ishte i sëmurë. Nuk pyete kurrë a ka për të ngrënë, por për femrat e tjera kishe para për të dalë dhe argëtuar duke e lënë djalin të varfër pasi vendose të na braktisësh. Djali im është një fëmijë inteligjent, i zgjuar dhe ka plot dashuri nga familja ime, kurrë nuk do i mungojë asgjë. Por të lutem shumë lëre djalin të qetë dhe mos bëj postime të kota në Instagram dhe vazhdo jetën tënde sikur e keni nis.’- shkruante Albresha.

Reperi e ka lexuar shkrimin e saj dhe ka vendosur t’ia kthejë në të njëjtën monedhë, i është përgjigjur publikisht dhe ka sqaruar secilën nga fjalët që Albresha ka shkruar për të.

“Nënës së djalit tim! Meqë mu drejtove publikisht dhe kujtove që më lëndove ose
baltose gabove dhe biles rëndë! Ne malësorët nuk i lajmë teshat në mahallë e me i nxjerrë në fcb me u terë! Por ti aq di aq bën,nuk të vë faj! Lidhja jonë ishte gabim që në fillim e megjithatë vazhduam! U bëmë prindër të një djali , të mrekullueshëm falë zotit ! Por lidhja jonë mbaroi , aty ku duhej! Ti nuk e kuptove, nuk e pranove asnjëherë që fëmija është vazhdimësi, edhe pse mes nesh kishte marrë fund gjithçka! Unë nuk jam zvicerian të ruaj faturat e parave që të kam dërguar dhe tentativat që kam bërë për tu takuar me tim bir! Ai është i vogël dhe do rritet e do ta kuptojë vetë, atëherë do kem keqardhje veç për ty! Keqardhje siç e kam në këto momente kur lexova portalet online sa poshtë paske rënë! Të ktheva pergjigje publikisht se e shoh që paske nevojë për vëmëndje, ta dhashë shansin kjo është hera e fundit! Mirupafshim, një puthje e ke nga unë”- ishin fjalët e Limit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat