Një vjeshtë ndryshe për Selena Gomez, këngëtarja ndryshon ‘look’

Mediale Vip

Një vjeshtë ndryshe për Selena Gomez, këngëtarja ndryshon ‘look’

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 10:49
Selena Gomez

Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka zgjedhur të ndryshojë ‘look’ këtë fillim vjeshte duke i kthyer flokët e saj me onde dhe në ngjyrë më të hapur tek majat.

Ka qenë stilistja e flokëve e 26-vjeçares, Marisa Marino e cila ka publikuar një foto të yllit të muzikës pop në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Ajo çfarë bie tjetër në sy është mënyra se si Gomez është lyer, duke u kujdesur të duket sa më natyrale.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Natural Beauty ? @makeupbymelissam @marissa.marino #selenagomez

A post shared by Marissa Marino (@marissa.marino) on

Fotoja e publikuar ka marrë shumë pëlqime, por edhe reagime të ndryshme nga ndjekësit e Selenës, të cilët e komplimentonin për ndryshimin më të fundit.

Kujtojmë se së fundmi artistja ka qenë e angazhuar në disa projekte në bashkëpunim me kompaninë e njohur ‘Puma’, ndërsa shumë shpejt ka lajmëruar dhe rikthimin në muzikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat