Këngëtarja e njohur zbulon angazhimin më të ri, largohet nga muzika për politikën - Bota Sot
Këngëtarja e njohur zbulon angazhimin më të ri, largohet nga muzika për politikën

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur zbulon angazhimin më të ri, largohet nga muzika për politikën

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:29
Eliza Hoxha

Këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha ka ndarë me të gjithë ndjekësit lajmin se tashmë është bërë pjesë e politikës.

Hoxha ka publikuar një foto nga fëmijëria e saj, krah së cilës ka treguar dëshirën që ka pasur që e vogël për të provuar dhe guxuar në sfida të reja.

“Qysh atëherë, përtej mësimeve të rregullta dhe muzikës e cila gjithmonë ka qenë me mua, isha fëmija që u përfshi në klubin e ambasadorëve të vegjël të OKB-së si ambasadore e Francës. Edhe sot, ende ruaj fletoret me informatat e mbledhura për Francën e viteve ’80. A thua, është rastësi politika? Apo diçka që ka qenë aty që në fillim, por se ka marrë vëmendjen time deri tani?”, ka shkruar Eliza duke treguar se i është bashkuar partisë demokratike të Kosovës.

Nuk dihet nëse artistja do të shkëputet përkohësisht nga muzika, megjithatë kjo pritet të zbulohet në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...