Brad Pitt tregohet i sinqertë: Do të doja ta kisha jetën aq interesante sa rolet në filma

Mediale Vip

Brad Pitt tregohet i sinqertë: Do të doja ta kisha jetën aq interesante sa rolet në filma

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 19:37
Brad Pitt

Brad Pitt tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me rolin e tij në filimin “Once Upon A Time in Hollywood” përkrah kolegut Leonardo DiCaprio. Së fundmi aktori i njohur është shfaqur në kopertinën e revistës “GQ” dhe në një intervistë të gjatë ka treguar detaje të shumta rreth jetës së tij personale dhe profesionale. Ai ka treguar se dëshiron shumë që jeta e tij të jetë po aq interesante si në filmat ku luan. “Kuptova se po luaja role shumë interesante, por nuk isha duke bërë jetë aq interesante sa e mendoja se mund të bëja”, është shprehur Brad në intervistën e tij.

Megjithatë ai ka shtuar se tashmë i ka vendosur qëllim vetes që të ketë një jetë sa më interesante, sepse më pas çdo gjë tjetër merr rrjedhën e vet. Ai ka treguar se ka kaluar gjithçka në jetë dhe se është shumë i lidhur me besimin e tij. “Kam kaluar shumë gjëra. Jam i lidhur me besimin. Jam rritur me krishtërimin. E kam vënë gjithmonë në dyshim, por ka funksionuar përherë. Një moment kur hoqa dorë e quajta veten agnostik. Provova disa gjëra spirituale, por nuk ndihesha mirë. Më pas e quajta veten time atesit, që të dukesha si rebel, por nuk isha në të vërtetë”, ka thënë Brad. Ai ka treguar se njerëzit që e rrethojnë jetojnë pa filtra në mendimet e tyre dhe pikërisht për këtë gjë i adhuron. Brad ka shtuar se tashmë që koha po kalon shpejt për të është shumë e rëndësishme se me kë dhe si e kalon kohën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat