Besa Morina vjen me “A ki me ma ditë”

Mediale Vip

Besa Morina vjen me “A ki me ma ditë”

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 20:04
Besa Morina

“A ki me ma ditë”, është kënga më e re e Besa Morinës, një këngë kjo pikërisht për stinën e vjeshtës, ku edhe baladat vinë si trend pas këngëve ritmike.

Pas këngëve ritmike, që i kemi dëgjuar gjatë tërë stinës së verës, tanimë i erdhi koha një balade të bukure, drithëruese.

E tillë është edhe kënga “A ke me ma ditë” e Besës, që është një këngë që përçon mesazhe të një dashurie të sinqertë e romantike por që në këtë rast është e njëanshme, pasi që për këtë sakrifikon vetëm një femër që është munduar shumë dhe ka investuar shumë një dashuri të pasinqertë, teksti melankolik.

“A ke me ma ditë” , është mesazh i dhimbshëm për çiftet që ndahen. Kënga është e ndërtuar me emocione të zjarrta për një dashuri të pakufishme të një vajze por që e tërë kjo nënçmohet nga gjinia e kundërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat