Publikohet një moment intim i Dua Lipës me të dashurin

Mediale Vip

Publikohet një moment intim i Dua Lipës me të dashurin

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:33
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, tash e disa muaj është duke e shijuar lidhjen me partnerin e saj të ri, Anwar Hadid.

Të njëjtit filluan romancën e tyre vetëm pak muaj pas ndarjes së artistes tonë nga modeli dhe kuzhinieri Isaac Carew.

Megjithatë, dyshja po vazhdojnë të shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit, teksa tashmë shfaqen së bashku kudo, madje thuhet se së fundmi kanë marrë edhe një apartment në New York.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

??‍???‍♀️

A post shared by A PLUS (@anwarhadid) on

Përveç artistes Lipa, është edhe vëllai i motrave të famshme, Bellës dhe Gigit, Anwari, i cili ndan momente të veçanta me të dashurën e tij.

Një të tillë e ka publikuar së fundmi, derisa shfaqet duke i dhuruar puthje pasionante Duas, e që ky postim mori pëlqime dhe komente të llojllojshme nga fansat e dyshes.

Theksojmë që gjatë kësaj kohe ata morën vëmendje në Javën e Modës në New York, ku çifti u ulën në radhë të parë dhe mbështetën motrat e mëdha të Anwar në shfaqjen e Marc Jacobs, e cila u mbajt në një gjimnaz, ku vendet u shpërndanë nëpër auditor, duke i dhënë shfaqjes një ndjenjë shumë të çuditshme. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat