E krahasojnë me motrën, Kendall Jenner bën komentin e papritur - Bota Sot
E krahasojnë me motrën, Kendall Jenner bën komentin e papritur

Mediale Vip

E krahasojnë me motrën, Kendall Jenner bën komentin e papritur

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 07:55
Kendall Jenner

Pasi Kendall Jenner kaloi në pasarelën e Burberry-t gjatë London Fashion Week me look bjond, një fans i shkruajti Khloe-s në Twitter: “Jashtë temës, por a mund të flasim sa mahnitëse është Kenny bjonde”.

Khloe e cila ka qenë fanse e bjondeve gjithmonë u shpreh se madje shihte dhe pak ngjashmëri mes të dyjave.

“Ajo është perfekte sido që të jetë. Dua të them se ajo tani ngjan njësoj si unë”.

Megjithatë Kendall u duk se nuk e vlerësoi këtë gjë dhe i kthehet me një përgjigje epike: “Do të dëshiroje k****”.

Me sa duket, modeles 23-vjeçare nuk i intereson ta krahasojnë me motrën e saj të madhe Khloe Kardashian. Megjithatë na pëlqen të mendojmë se nuk e ka patur seriozisht, edhe pse nuk është hera e parë që ajo sillet superiore ndaj motrave të saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...