Zbulohen 2 arsyet që e shtynë Delinda Dishën të largohet nga “Portokalli”

Mediale Vip

Zbulohen 2 arsyet që e shtynë Delinda Dishën të largohet nga “Portokalli”

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 16:01
Delinda Disha

Delinda Disha u largua nga “Portokalli” pas 4 vitesh për t’u bërë pjesë e shoë të ri “Klanifornia” që do të nisë së shpejti transmetimin në Tv Klan.

Por ndonëse aktorja ka zbuluar se ka zgjedhur të mos rinovojë kontratën që kishte përfunduar me Top Channel. Sipas Prive.al kanë qenë dy arsyet që e kanë bërë Dishën të pranojë ofertën e Klan. Së pari pagesa e ofruar nga Tv Klan, më e lartë se ajo që merrte në “Portokalli” ka bërë që Delinda t’i thotë “po” propozimit.

Gjithashtu është mësuar se Delinda në ‘Klanifornia” do të punojë së bashku me bashkëshortin e saj Eldo Disha. Ky i fundit do të jetë kostumografi i “Klanifornia”, duke bërë që oferta të jetë edhe më tunduese dhe vështirë e kundërshtueshme.

Image

Kështu çifti kanë zgjedhur që të punojnë bashkë në skenë dhe ‘Klanifornia’ ua ka dhënë një mundësi e tillë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat