Bob Dylan: Sinatra ishte një fansi im

Mediale Vip

Bob Dylan: Sinatra ishte një fansi im

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 07:16
Bob Dylan

Sinatra ishte një fansi im… Në një intervistë pas publikimit të “Triplicate”, një album i ri me klasikë të mëdhenj si e pavdekshmja “As Time Goes By”, Bob Dylan bëhet i ndjeshëm dhe tregon gjithçka, nga fëmijëria në Minesotën e ftohtë, tek raporti me ish-bashkëshorten dhe muzë e viteve ’60.

“Frank njihtë ‘The Times They Are a-Changin” dhe ‘Blowin’ in The Wind’. I pëlqente ‘Forever Young’, ma ka thënë ai vetë. Një mbrëmje, mbi taracën e tij, më thotë se unë dhe ai kemi sytë bojqiell dhe vijmë nga andej duke treguar yjet. Mendova se kishte të drejtë”, tregon fituesi i Çmimit Nobel për letërsinë.

Por në horizonitn e 75-vjeçarit ikonë të muzikës (dhe poezisë, për të cilën përveç Nobelit ka marrë edhe një çmim Pulizer) amerikane, ka edhe shumë të tashme. Kur gazetari Martin Flanagan e pyeti për një mendim mbi këngëtarët e sotëm, ai u shprejh se Après i këngëtarit Iggy Pop është “një disk i mirë”. Dhe se i pëlqejnë Imelda May, Valerie June, Stereophonics, albumi i Willie Nelson dhe Norah Jones me Wynton Marsalis në veçanti Ray Charles dhe disku i fundit i Amy Winehouse…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat