Chris Brown zemëron fansat për komentin ngacmues në imazhin e Rihannas - Bota Sot
Chris Brown zemëron fansat për komentin ngacmues në imazhin e Rihannas

Mediale Vip

Chris Brown zemëron fansat për komentin ngacmues në imazhin e Rihannas

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 14:59
Chris Brown dhe Rihanna

Reperi i famshëm amerikan, Chris Brown, vazhdon ta ngacmojë sërish ish-të dashurën e tij, Rihannan.

30-vjeçari ka lënë një koment pranë një imazhi që këngëtarja e postoi të enjten duke vënë në pah linjat trupore, gjatë promovimit të të brendshmeve, Savage X Fenty.

“Unë dua të jem llambë”, ka shkruar Brown krahas atij imazhi, duke iu referuar detajit në foton e këngëtares e realizuar për koleksionin e saj të fundit të “Fenty”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

be the first to have this and more pieces from the @savagexfenty show now on SAVAGEX.com

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

Kjo mjaftoi që ndjekësit në rrjete sociale t’a kryqëzojnë këngëtarin duke i shkruar që ta lërë të qetë Rihannën, edhe pse ata ishin të lidhur përreth një viti prej 2008 në 2009.

Në shkurt të 2009, Rihanna dhe Brown patën një zënkë shumë të dhunshme në Lamborghinin e Brown, ku ai përfundoi duke e rrahur Rihannan.

Ai u akuzua për sulme kriminale dhe kërcënime muajin e ardhshëm, para se të pranonte fajin për një akuzë të vetme kriminale.

Ky i fundit u urdhërua të shërbente pesë vjet provë në shërbim të komunitetit dhe këshillimit për dhunën në familje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...