Surpriza e fortë në emision/ Renato Mekolli shpërthen në lotë

Mediale Vip

Surpriza e fortë në emision/ Renato Mekolli shpërthen në lotë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 07:44
Renato Mekolli

Renato Mekolli ishte i ftuar dje në puntatën e parë të sezonit të ri të emisionit "E diell" në Top Channel. Shefi i kuzhinës gjatë intervistës kujtoi rrugëtimin e tij në Greqi dhe momentet e vështira që ka kaluar.

Një moment që e preku Renaton dhe e bëri të përlotej ishte kur në ekran u shfaq shefi i tij i parë i kuzhinës, nga i cili Renato ka mësuar. Shefi e përshëndeti Renaton dhe i uroi më të mirat.

Renato me sytë me lot tha se arsyeja se pse qante ishte se ai i kishte bërtitur dhe i ishte sjellë ashpër, por nga ai njeri kishte mësuar çdo gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat