Pasi Demi Moore e akuzoi për marrëdhënie treshe dhe tradhti, thyen heshtjen Ashton Kutcher

Mediale Vip

Pasi Demi Moore e akuzoi për marrëdhënie treshe dhe tradhti, thyen heshtjen Ashton Kutcher

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 15:11
Demi Moore dhe Ashton Kutcher

Demi Moore i ka lënë të gjithë pa fjalë me rrëfimet në librin e saj, “Inside Out”. Aktorja e njohur ka zbuluar çdo gjë për jetën e saj dhe madje nuk ka nguruar të tregojë disa të vërteta tronditëse për ish-bashkëshortin, Ashton Kutcher. Demi ka rrëfyer se aktori i ka bërë presion për të pasur një marrëdhënie treshe dhe se ai e ka tradhëtuar dy herë. Gjatë kësaj kohe Ashton nuk ka preferuar të flasë, por më në fund ai ka vendosur të thyejë heshtjen. Ai ka treguar se nuk ka dashur të postojë diçka kundra Demit për hir të familjes së tij, bashkëshortes Mila Kunis dhe fëmijëve të tyre, Wyatt e Dimitri. Ashton ka publikuar në “Twitter” një numër celulari, që fansat t’i shkruajnë për të zbuluar të vërtetën. “Për të vërtetën më shkruani”, ka thënë Kutcher shoqëruar me numrin.

Sapo dikush dërgon një mesazh merret një përgjigje automatike që mirëpret fansat në komunitetin e Ashton, por askush nuk premton se fansave do ju serviret e vërteta e historisë së tij dhe Demit. Më herët aktorja amerikane ka treguar se ajo e ka paralajmëruar ish-bashkëshortin e saj për përmbajtjen e librit, por mesa duket Kutcher nuk bie dakord me pretendimet e Moore. Dyshja e njohur e aktorëve kanë qenë të martuar nga viti 2005-2013 dhe gjatë asaj kohe ata nuk mundën të sillnin në jetë asnjë fëmijë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat