Jennifer Lopez dhe Shakira do performojnë në Super Bowl 2020

Mediale Vip

Jennifer Lopez dhe Shakira do performojnë në Super Bowl 2020

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 00:33
Jennifer Lopez dhe Shakira

Yjet e njohura Jennifer Lopez dhe Shakira do të sjellin vapën në ngjarjen më të madhe sportive të vitit në SHBA Super Bowl.

Brendet si NFL, Pepsi dhe Roc Nation njoftuan të enjten se këngëtaret, të cilat njihen për hitet e tyre në spanjisht dhe anglisht, do të performojnë në 2 shkurt të 2020-ës në Stadiumin ‘’Hard Rock’’ në Florida.

Të dyja Lopez dhe Shakira, kanë pasur sukses të madh në listat e pop-it dhe ato latine ndër vite.

Lopez debutoi me projektin e saj në 1999 dhe kryesoi listat me këngë si “If You Had My Love” dhe “I’m Real”.

Ndërsa Shakira publikoi albumin e saj të parë në 1991 dhe pati shitje rekorde me “Laundry Service” të vitit 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat