Përse u largua nga “Top Channel”? Kelvi Kadilli sqaron si qëndron e vërteta

Mediale Vip

Përse u largua nga “Top Channel”? Kelvi Kadilli sqaron si qëndron e vërteta

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:23
Kelvi Kadilli

Një sezon më parë, Kelvi Kadilin, e pamë si moderator të “Pop Culture” përkrah Dojna Memës. Tashmë ai moderon emisionin e mëngjesit në “Ora News”. Por përse u largua Kelvi nga ‘Top Channel’? Është përfolur shumë se moderator është pushuar nga puna, por sipas tij e vërteta është ndryshe dhe këtë e ka sqaruar teksa ka qenë i ftuar mbrëmjen e kaluar në “Why Not”. “Unë e kisha lajmëruar që në maj që do të ikja nga ‘Top Channel’, madje e kam thënë tek një emision tjetër që kam qenë i ftuar. Thashë që ‘Pop Culture’ nuk do jetë më. Ky u bë si lajm dhe njerëzit e dinin që do ikja nga ‘Top Channel’. S’e kuptoj pse u bë aq i madh fakti që unë thjesht vendosa të iki në një moment. Askush nuk më pushoi nga puna. Ika me dëshirën time më të madhe. Ika sepse unë mendoja që meritoja më shumë, mendoja që mund të bëj më shumë, doja një sfidë më të madhe për veten time. Këtë që po bëj tani. Ndër të tjera uji kur rri shumë në një vend, për mos thënë qelbet, ndotet. Kështu që m’u desh të lëvizja”, u shpreh ai, duke sqaruar njëherë e mirë si qëndron e vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat