Kylie Jenner ‘thyen’ heshtjen, flet për herë të parë pas ndarjes me Travis Scott

Mediale Vip

Kylie Jenner ‘thyen’ heshtjen, flet për herë të parë pas ndarjes me Travis Scott

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 17:53
Kylie Jenner, Travis Scott, Tyga

Ditëve të fundi mediat ndërkombëtare kanë mbushur ballinat me ndarjen e një prej çifteve më të njohura në botë, Kylie Jenner dhe Travis Scott.

Dyshja i dhanë fund lidhjes më shumë se dy vjeçare javë  e kaluar, ndërsa menjëherë u raportua se Kylie është rikthyer në krahët e ish-të dashurit, Tyga.

Deri më tani që të dyja palët kishin heshtur duke mos e komentuar ndarjen, mirëpo është Kylie ajo që ka reaguar duke mohuar të jetë rikthyer me Tygan.

“Interneti e bën gjithçka 100 herë më dramatike se sa është në të vërtetë. Nuk kishte asnjë takim në ora 2:00 pas mesnatës me Tyga. Unë isha me dy miqtë e mi në një studion në të cilin ai ndodhi. Unë dhe Travis kemi raporte të shkëlqyera dhe fokusi ynë kryesor tani është Stormi. miqësia jonë dhe vajza jonë është përparësi”, ka shkruar Kylie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat