Marina dhe Luana, motrat rivale të së shtunës mbrëma

Mediale Vip

Marina dhe Luana, motrat rivale të së shtunës mbrëma

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 06:22
Marina dhe Luana

E nisën së bashku karrierën në ekran, për t’u ndarë më vonë, në dy televizione konkurrente.

Marina dhe Luana Vjollca janë motrat e pandara të ekranit, por edhe të jetës së përditshme. Të dyja e kanë filluar karrierën e tyre televizive si velinat bukuroshe të “Fiks Fare” dhe ia kanë dalë që sot të jenë ndër modetaroret më të suksesshme të televizioneve shqiptare. Në kohë të ndryshme, ato kanë qenë velinat e emisionit investigativ, por më pas fituan programet përkatëse. Herë bashkë në një emision dhe herë të ndara, vajzat qëndruan për shumë vite pjesë e Top Channel. Madje ato ishin bashkë edhe në të njëjtin emision.

Përveç se ndanin çdo gjë në jetën jashtë ekranit, motrat kanë pasur fatin të ndanin edhe skenën bashkë. “Top Fest 11”, “Summer Fest”, por edhe “E diell”, ka pasur moderatore Luanën dhe Marinën së bashku. Eksperienca të paharruara për motrat Vjollca. Me siguri ato e kanë shijuar edhe punën në shoqërinë e njëra-tjetrës. Kush më mirë sesa motra për të të ndihmuar edhe në çaste pune? Epo, ajo kohë siç duket ka ikur për motrat e famshme. Ato tashmë janë “rivale”.

Nga kjo e shtunë, do të jeni përballë një dileme: të ndiqni Luanën me “Shiko kush Luan” apo Marinën tek “Klanifornia”? Orari është i njëjtë, ora 21:00. Nga motrat mike, tashmë ajo janë rivale. Edhe në këtë rast vajzat e kanë gjetur një zgjidhje për të mos u ndarë: shikuesit duhet të mbajnë një sy tek Luana dhe një sy tek Marina. Ose fundja të blejnë dy televizora.

Gjithsesi, përtej shakasë, për vajzat është një sukses që kanë arritur të kenë emisione dhe orare të rëndësishme në ekran. Fundja, fansat e dinë se kë duan më shumë, por ka një problem: si do t'ia bëjë hallit mamaja e tyre? Cilën do të ndjekë ajo të shtunën në mbrëmje? Dilemë e vështirë…

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat