Alban Skenderaj ia uron fitoren Albin Kurtit

Mediale Vip

Alban Skenderaj ia uron fitoren Albin Kurtit

Nga: A.SH Më: 7 tetor 2019 Në ora: 22:03
Alban Skenderaj

Edhe yjet e esatradës kanë uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhje.

Këngëtari Alban Skenderaj ka uruar Albin Kurtin duke thënë se, kjo ishte fitore bindëse mbas një rrugëtimi të gjatë sakrificash dhe vullneti të hekurt.

“Kosova duhet të jetë shpresë për Shqipërinë në shumë aspekte”, ka shkruar këngëtari.

“Urime te sinqerta Albin Kurtit dhe Vetevendosjes per kete fitore bindese mbas mbas nje rrugetimi te gjate sakrificash dhe vullneti te hekurt.
Kur ndryshimi vjen duhet te vije i vertete dhe i perceptueshem ne shoqeri. I tille duket kete here por uroj me zemer qe e gjithe rezistenca, idete, premtimet dhe visioni juaj te kthehen ne vepra e te mos mbeten peng i nje mentaliteti te rrenjosur.
Faleminderit Kosove qe me shume se njehere ke dhene shembullin e mire dhe i ke treguar Shqiperise se si nje shoqeri (shqiptare) duhet te veproje e te guxoje me vetebesim. Kosova duhet te jete shprese per Shqiperine ne shume aspekte. Duhet te reflektojme kur shikojme se si nje pjese e vllezerve tane shqiptare kur eshte nevoja dine te jene qytetare te civilizuar dhe pronare te vendit te vete.
Krenari e verber, festa me flamur dhe shqiponjat me dy duar mund ti bejme sa te doni por kur vjen puna dashuria per vendin tend duhet shprehet me vepra dhe gjeste konkrete!
Mbas le te ??✌????⚫️????????”

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat