Motrat Kardashian udhëtojnë drejt Armenisë, fëmijët i shoqërojnë për një arsye të veçantë

Mediale Vip

Motrat Kardashian udhëtojnë drejt Armenisë, fëmijët i shoqërojnë për një arsye të veçantë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 15:36
Motrat Kardashian

Disa ditë më parë, Kim dhe Kortney Kardashian janë kthyer sërish në rrënjët e tyre.

Ato fluturuan drejt kryeqytetit armen të Jerevvanit bashkë me fëmijët e tyre.

Dy motrat vizituan kishën e Shën Johanes-Mkritch për të pagëzuar fëmijët e tyre Saint, Chicago, Psalmi, Reign dhe Mason.

Në kulturën armene, personi që pagëzohet vishet me të bardha.

Të gjithë fëmijët ishin të veshur me të bardha, me përjashtim të Penelope, vajzës së Kourtney-t, e cila ishte e veshur me fustan të purpurt, dhe nuk dihet nësë ishte pjesë e ceremonisë.

Vajza e madhe e Kim, North e ka realizuar pagëzimin e saj në Jeruzalem në vitin 2015.

Mesa duket Kim ka dhe një rol të rëndësishëm gjatë këtij udhëtimi pasi do të jetë folësja kryesore në kongresin e 23-të botëror për teknologjinë dhe informacionin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat