Miley nuk po gjen rehat, ndërsa Liam-i del hapur me të dashurën e re

Mediale Vip

Miley nuk po gjen rehat, ndërsa Liam-i del hapur me të dashurën e re

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:08
Miley Cyrus

Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ishte një ndër lajmet më të bujshme të kohëve të fundit. Teksa duket se Miley nuk po gjen rehat me jetën e saj sentimentale, pasi i ka dhënë fund me Kaitlynn Carter dhe ende nuk është e qartë lidhja që ka me Cody Simpson, nuk mund të themi të njëtën gjë për Liam-in. Aktori e ka kaluar në heshtje këtë periudhë, por duket se e ka gjetur menjëherë një të dashur të re.

Ditën e djeshme, ai është fotografuar i kapur përdore me aktoren Maddison Brown. TMZ ka arritur të sigurojë disa foto, ku ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa dilnin nga një restorant italian në Nju Jork.

Që prej ndarjes, Liam nuk ka preferuar të prononcohet për mediat e as të reagojë për fotot e Miley-t duke u puthur me Kaitlynn dhe së fundmi me Cody-n. Ndërsa marrëdhënia e tij me Maddison duket se është më shumë se miqësore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat