Si rrallëherë, Elvana Gjata shfaqet në një event publik

Mediale Vip

Si rrallëherë, Elvana Gjata shfaqet në një event publik

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 19:42
Elvana Gjata

Elvana Gjata shihet shumë rrallë në evente publike, por këtë herë nuk mund të mungonte në shfaqjen madhështore të dy miqve të saj, Alketa Vejsiut dhe Valdrin Sahitit.

Në “Pallatin e Brigadave” është organizuar “Class Fashion Show”, ku Alketa dhe Valdrini prezantuan koleksionin më të fundit të fustaneve për mbrëmje dhe të nusërisë.

Në mesin e shumë të pranishmëve në sfilatë Elvana ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, për shkak të përzgjedhjes së saj të veçantë në veshje.

Image

‘Tiranapost.al’ ka siguruar foto të artistes nga ‘Class Fashion Show’ dhe në imazhet e postuara shihet se Gjata ka guxuar shumë me veshjen e saj. Ajo ka kombinuar një palë pantallona dhe këmishë me detaje në ngjyrë kremi dhe si aksesor ka zgjedhur një kapele në ngjyrë të bardhë.

Gjithashtu Elvana ka mbuluar edhe duart me dorashka dhe veshja e saj duket si e dalë nga kopertinat e ndonjë reviste prestigjioze. Në fotot e publikuara ajo shihet pranë artistes tjetër të njohur, Nora Istrefi, e cila për këtë event ka veshur një fustan të zi me printe lulesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat