Anwar Hadid ka rrëmbyer vëmendjen me veshjen e përzgjedhur.
I dashuri i ri i Dua Lipës Anwar Hadid njihet në media si një model që eksperimenton shumë me stilin e të veshurit.
Vëllai i motrave Bella dhe Gigi Hadid ka rrëmbyer sërish vëmendjen e publikut dhe të mediave me paraqitjen e fundit, ai është shëtitur në rrugët e New Yorkut me këpucë të ndryshme madje edhe çorapet dallojnë nga njëra tjetra.
Përndryshe, romanca e tij dhe Duas po shkon si është më së miri, çifti së fundmi kanë marrë një apartament në New York ku po jetojnë së bashku.