Vjehrra nuk e donte, këngëtarja e njohur ndahet nga burri

Mediale Vip

Vjehrra nuk e donte, këngëtarja e njohur ndahet nga burri

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 17:36
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Lajmi për ndarjen e një prej çifteve më të njohur të showbizit, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth bëri bujë për një kohë të gjatë në media. Fillimisht u përfol, se arsyeja e ndarjes ishte tradhëtia nga ana e këngëtares, e cila u fotografua në momente private me modelen Kaitlynn Karter.

Menjëherë pas ndarjes Miley nisi të shoqërohej me të, por lidhja mes tyre nuk zgjati më shumë se dy muaj. Lajmet për tradhëti, ylli botëror i hodhi poshtë duke thënë: “Mund të pranoj shumë gjëra por refuzoj të pranoj që martesa ime përfundoi për shkak të tradhtisë.

Unë dhe Liam kemi qenë bashkë për një dekadë. E kam thënë dhe më parë dhe vazhdon të jetë e vërtetë, e dua Liamin dhe do e dua gjithmonë. Por në këtë pikë mu desh të merrja një vendim të shëndetshëm për veten dhe të lija jetën e mëparshme pas krahëve.”

Së fundmi, burime nga ‘Daily Mail’, kanë zbuluar se fjalët e këngëtares kanë qenë të vërteta dhe dyshja nuk janë ndarë për shkak të tradhëtisë bashkëshortore. Kundërshtarja më e madhe e lidhjes mes tyre ishte vjehrra e Mileyt. Ajo nuk donte që djali i saj të shoqërohej me të dhe ishte shprehur kundra që në fillime.

Mamaja e Liamit kërkon një femër më tradicionale për të birin dhe Miley nuk e ka përmbushur kurrë këtë kriter sipas saj. Kështu është arritur në përfundimin se ka qenë shtysa e familjes, shkak që dyshja të ndahej, pasi dhe më parë familja e Liamit e ka quajtur toksike marrëdhënien me Mileyn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat