Arbana Osmani mungoi në festën e ditëlindjes së Tanit; ne mësuam arsyen!

Mediale Vip

Arbana Osmani mungoi në festën e ditëlindjes së Tanit; ne mësuam arsyen!

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 11:36
Arbana Osmani

Mbrëmjen e kaluar në ambientet e studios “Nova”  u organizua eventi i përvitshëm në nder të ditëlindjes së Dritan Hoxhes.

Emra të njohur të ekranit u mblodhën këtë 16 tetor ashtu siç tashmë është bërë traditë prej vitesh për të festuar ditëlindjen e të ndjerit Tani i cili po të qe gjallë do të festonte ditëlindjen e tij të 51-të.

Shumë prej emrave të njohur të Top Media postuan foto e video në rrjete sociale, ndërsa ne vumë re se në festë mungoi moderatorja ikonike e këtij ekrani, Arbana Osmani.

Image

 

Në fakt Osmani e kishte një arsye për këtë mungesë e kjo arsye mban emrin Paris.

Duket se Arbana së bashku me partnerin Eduartin kanë bërë një arratisje në qytetin e të dashuruarve , ndërsa secili prej tyre kanë ndarë foto me ndjekësit në isntagram.

Epo mendojmë se mungesa e Arbanës në festën e Top-it është krejtësisht e justifikuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat