11-vjeçari shqiptar në kampet e Sirisë, Xhensila Myrtezaj ka dy fajlë për të thënë

Mediale Vip

11-vjeçari shqiptar në kampet e Sirisë, Xhensila Myrtezaj ka dy fajlë për të thënë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 14:05
Xhensila Myrtezaj

Rasti i Alvin Berishës është një nga historitë e trishta dhe më të komentuara të momentit në Shqipëri, sidomos pasi reportazhi për të u bë publik në emisionin investigativ "Le Iene" në Itali.

Djaloshi është rrëmbyer nga e ëma pesë vite më parë, për t’u larguar drejt kampeve siriane e për t’u bashkuar me Isis.

Ka qenë i ati i tij, Afrim Berisha i cili përmes emisionit "Le Iene" ka gjetur të birin në Siri, por fatkeqësia qëndron në faktin se ai nuk mundet dot të bashkohet me të birin 11-vjeçar, për sa kohë ky i fundit nuk disponon dokumenta italiane.

Vetëm një delegacion zyrtar shqiptar mund ta nxjerrë Alvinin e vogël nga kampi sirian dhe ta kthejë atë pranë të atit në Itali.

Kanë qenë të shumtë personazhet publik që i janë bashkuar nismës për krijimin e mundësisë së artë të bashkimit të Alvinit të vogël me të atin. Përmes postimesh të ndryshme në rrjetet sociale, ata kanë zbuluar anën tjetër të ndjeshmërisë dhe atë aspektin njerëzor që jo gjithnjë e shfaqin në publik.

Mes tyre, edhe këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj. Duket se ajo është prekur mjaftueshëm nga kjo ngjarje e rëndë dhe përmes një postimi të fundit në Instagram ka shprehur gjendjen dhe mendimin e saj lidhur me ngjarjen e trishtë.

"Të gjithë ata që kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, duhet të falënderojnë  @redazioneiene, kushdo qoftë që ka pasur në dorë të bëjë diçka dhe nuk e ka bërë, ose kushdo që ka në dorë të bëjë diçka dhe nuk e bën, Zoti i paftë", shkruann Xhensila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat