Venera Lumani zbulon si arritën ta mashtronin, ja kujt nuk duhet t’i besoni sipas saj

Mediale Vip

Venera Lumani zbulon si arritën ta mashtronin, ja kujt nuk duhet t’i besoni sipas saj

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 22:08
Venera Lumani

Venera Lumani dhe Lind Islami kanë qenë të ftuar pasditen e sotme tek Rudina për të prezantuar projektin më të fundit muzikor me titull ‘M’flen në shpirt’. Ndër të tjera artistja ka treguar se si arritën t’ia merrnin llogarinë në ‘Instagram’, duke rënë pre e disa ‘hacker-ve’.

“Isha e lodhur, e sapozgjuar, përgjumësh dhe më kishte ardhur një ‘email’ që kërkonte të rikonfirmoja të dhënat e mia të ‘Instagram-it’. Unë futa emrin dhe ‘pasword-in’ dhe që nga ai moment e humba aksesin në ‘Instagram’. Pastaj shkova në udhëtim dhe nuk pata mundësinë ta riktheja. Shumë njerëz që u hoqën sikur donin të më ndihmonin më futën në më të thella. Dukej sikur kishin një lidhje me ‘hacker-in’. Në fund e bëra vetë. Ndoqa të gjitha hapat dhe e riktheva. Kam për të gjithë një mesazh. Mos i besoni asnjë ‘email-i’ që ju kërkon të dhënat. Nëse ‘Instagram-i’ kërkon konfirmim ju pyet në profilin tuaj, jo që s’ka nevojë për ‘pasword-in’ sepse atë e ka”, pohoi Venera gjatë programit lidhur me këtë ndodhi.

Kujtojmë se Lumani nuk është e vetmja që ka rënë pre e mashtrimeve të shumta në rrjet, duke humbur për një farë kohe llogarinë në të. Megjithatë shumë shpejt këngëtarja arriti ta kthente situatën në normalitet, duke e rifituar adresën e saj falë të dhënave të lidhura me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat