Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian bashkë në një film?

Mediale Vip

Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian bashkë në një film?

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 18:47
Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian

Megjithëse është një figurë shumë e njohur për të gjithë, Kim Kardashian është shprehur gjithnjë nëpër intervista se dëshiron të provojë kinematografinë.

Sipas mediave të huaja ajo dëshiron të luajë në një film me yllin e muzikës dhe aktoren Jennifer Lopez.

Duket se ëndrra do t’i realizohet Kim, sepse sipas ‘Harper’s Bazaar’, ajo dhe Jennifer do të bashkëpunojnë në një projekt si aktore.

Nuk dihet ende se për çfarë projekti konkret bëhet fjalë, megjithatë duket se fansat e Kim Kardashian dhe të Jennifer Lopez, mezi presin t’i shikojë bashkë në një film.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat