E qeshur dhe me ushqime në duar, Arbana Osmani zbulon kopertinën e ‘Receta për 5 minuta’ - Bota Sot
E qeshur dhe me ushqime në duar, Arbana Osmani zbulon kopertinën e ‘Receta për 5 minuta’

Mediale Vip

E qeshur dhe me ushqime në duar, Arbana Osmani zbulon kopertinën e ‘Receta për 5 minuta’

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 06:46
Arbana Osmani

Në vetëm pak ditë, Arbana Osmani pritet të publikojë për të gjithë ndjekësit e saj, librin e dytë të gatimeve me titull ‘Receta për 5 minuta’.

Ashtu siç ka treguar edhe në llogarinë në ‘Instagram’, libri do të jetë pjesë e panairit në datën 13 nëntor.

Pak më parë Osmani ka zbuluar për të gjithë fansat kopertinën e ‘Receta për 5 minuta’, ku shfaqet me një këmishë në ngjyrë të kuqe dhe mjaft e qeshur.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kjo eshte kopertina e librit tim te dyte me receta gatimi “Receta per 5 minuta” qe do te dale ne treg ne date 13-17 nentor tek Panairi i Librit dhe ne rrjetin e Supermarketeve @spar_albania ne te gjithe Shqiperine. Nga data 18 nentor ne te gjitha librarite e Shqiperise dhe Kosoves, ndersa online tek www.amazon.com per te gjithe Shqiptaret anembane botes. Fotografia e kopertines (si dhe cdo foto brenda) eshte e @eduartgrishaj Design @boldcrest Floket @jetmira_dushi_official Make up @enilena_makeupartist Special thanks to @papare_thebeautyofsmallthingsqe ishte me ne gjate realizimit te kesaj kopertine:) Faleminderit kompanise “Albdesign” qe e kane prodhuar kete liber me super cilesi dhe me shume dashuri. Falemindeit @fatmiranikolli @kristina.mere per redaktimin e recetave me perkushtim e kujdes dhe faleminderit @sarafaniii per gjithe ndihmen tende. Receta per 5 minuta” eshte nje projekt i mbeshtetur nga partnere me te cilet kam bashkepunuar me shume kenaqesi si @uji_qafshtama @spar_albania @pastadiamond @kotanyi.albania @hako.al @lufra_al . Falenderime speciale per @topline.al @smeg.al @shelovesmeflower Shpresoj shume t’ju pelqeje❤️❤️❤️❤️❤️

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

“Kjo është kopertina e librit tim të dytë me receta gatimi që do të dale në treg në datë 13-17 nëntor tek Panairi i Librit. Nga data 18 nëntor në të gjitha libraritë e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa ‘online’ tek www.amazon.com për të gjithë shqiptarët anembanë botës”, ka shkruar Arbana krah postimit më të fundit.

Siç duket pritjes po i vjen fundit dhe shumë shpejt të gjithë fansat e moderatores do të mund ta kenë në duar librin që e kanë pritur prej kohësh, i cili siç ka pohuar vetë Arbana do i vijë në ndihmë të gjithë nënave me fëmijë, por jo vetëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat