Ermal Mamaqi thyen “dietën mediatike” - Bota Sot
Ermal Mamaqi thyen “dietën mediatike”

Mediale Vip

Ermal Mamaqi thyen “dietën mediatike”

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 14:25
Ermal Mamaqi

I ftuari i parë në emisionin “Cult” ishte Ermal Mamaqi i cili e theu “dietën e tij mediatike” siç e quaj ai vetëm këtë mungesën në ekran për të treguar më shumë për planet.

Mamaqi tha se kishet vendosur të pushojë pak dhe t’i largohet ekrani, ndërsa për emisionin që shfaqet në të njëjtin orar në TV Klan, “Klanifornia” mendon se po ecën shumë mirë.

Ndërsa për filmin e ri që pritet të dalë në shkurt, Mamaqi tha se ka dashur të jetë si kundërpërgjigje për filmin “Taken” që i nxjerr tropojanët si njerëz jo të mirë.

Pjesë e kastit të aktorëve në filmin e Mamaqit është kryeministri shqiptar Edi Rama.

Po ashtu, Enca do të jetë pjesë e filmit që luan në rolin e të dashurës së Ermalit.

Këto janë vetëm disa prej “sekreteve” që ka zbuluar Ermal Mamaqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat