Në cilin videoklip do dilte Kiara sërish? Moderatorja zbulon artistin që ka më shumë përzemër

Mediale Vip

Në cilin videoklip do dilte Kiara sërish? Moderatorja zbulon artistin që ka më shumë përzemër

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 22:23
Kiara Tito

Kiara Tito ka qenë pasditen e sotme e ftuar në programin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, ku ka rrëfyer të rejat më të fundit nga jeta e saj private.

Mjaft e qeshur gjatë intervistës, Kiara ka rrëfyer se ka kaluar edhe momente delikate në jetën e saj private.

Tito nuk ka shfaqur komplekse të pranojë se ka qenë mjaft e lënduar dhe se i ka ndodhur të qajë, megjithatë më tej pohoi se shëruesi më i mirë i çdo gjëje është koha.

E vendosur përballë situatës se në cilin videoklip do të preferonte të dilte, atë të Flori Mumajesit apo Ledri Vulës, Kiara zgjodhi kantautorin e njohur. Ajo pohoi se e kishte shumë përzemër Florin, ndaj dhe do i pëlqente të dilte në një projekt të tijin.

Një moment tjetër i cili e ka kapur në befasi moderatoren, ishte ai kur u surprizua nga mikja e saj më e ngushtë, Liesa për të kënduar këngën e saj të preferuar nga Andi Shkoza në studion e ‘Ftesë në 5’.

Kiara arriti ta përmbushte sfidën, teksa pohoi se në të ardhmen e sheh veten në programe ‘prime time’, pasi ato formate e bëjnë të ndihen më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat