Samanta Karavella e thumboi, kjo është përgjigja e Ronela Hajatit - Bota Sot
Samanta Karavella e thumboi, kjo është përgjigja e Ronela Hajatit

Mediale Vip

Samanta Karavella e thumboi, kjo është përgjigja e Ronela Hajatit

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 11:16
Ronela Hajati

Emisioni i Luana Vjollcës “Shiko kush luan”, përveç argëtimit ka krijuar edhe disa situata aspak të lehta për personazhet e njohura të showbizit shqipotar.

Javët e kaluara nisi një konflikt mediatik mes Young Zerkës dhe Samanta Karavellës, ku kjo e fundit përveç Zerkës përfshiu edhe Ronela Hajatin.

Krahas deklaratave të Zerkës e Samantës, një deklaratë krejtësisht të kundërt e dha Ronela Hajati.

Në lojën me ‘kabina’ këngëtares iu bë drejtpërdrejtë pyetja: “A u mërzite nga reagimi i Samantës për lojën me Paint Ball të Zerkës dhe si qëndron e vërteta e konfliktit tuaj?, e cila nuk hezitoi të përgjigjet.

“Ma keni bërë Samantën si dashnore ajo që ka ndodhur mund të quhet totalisht një budallallëk. Ajo është një gocë e mirë dhe unë i uroj të ketë shumë fat. As vetë nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur tamam“, është shprehur Ronela duke habitur të gjithë ata që prisnin një reagim apo sqarim të situatës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat