Pas lidhjes së bujshme me Ariana Grande, Pete Davidson feston ditëlindjen me modelen e njohur

Mediale Vip

Pas lidhjes së bujshme me Ariana Grande, Pete Davidson feston ditëlindjen me modelen e njohur

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 15:37
Pete Davidson dhe Kaia Gerber

Një tjetër vit kaloi për aktorin e komedisë Pete Davidson. Ai festoi ditën e sotme, 26-vjetorin e tij, në shoqërin e modeles Kaia Gerber.

Një burim u shpreh se në festën që u organizua pas shfaqjes së “Saturday Night Live”, të dy u panë së bashku, por nuk i kishin kapur duart, duke u munduar kështu të qëndronin sa më larg vëmendjes së mediave.

Pavarësisht kësaj, ata kanë qenë shumë të afërt gjatë festës dhe kanë qëndruar pothuajse gjithë natën në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kjo është një nga marrëdhëniet më të komentuara të aktorit, që prej ndarjes nga Ariana Grande, 4 muaj pasi i propozoi për martesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat