Familja Fejzullahu ndajnë 100 mijë euro dhe shtëpinë e tyre për strehim, për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Mediale Vip

Familja Fejzullahu ndajnë 100 mijë euro dhe shtëpinë e tyre për strehim, për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 18:17
Sabri dhe Ermal Fejzullahu

Tashmë janë të panumërta thuajse iniciativat bamirëse që janë ndërmarrë për solidarizimin me të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

Reagime dhe ndihma ka pasur edhe nga fytyra të njohura publike, përfshirë këtu politikanë, artistë e sportistë të njohur.

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, megjithëse siç thotë ai rrallë shprehet për bamirësitë që bën, kësaj here vendosi të tregojë shumë e grumbulluar për ndihmë ndaj shqiptarëve të Durrësit.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin social Instagram, këngëtari Fejzullahu ka treguar se ka ndarë mbi 100 mijë euro, që do të shkojnë për fondin e ndihmave ndaj banorëve të Thumanës dhe Durrësit – dy zona këto të prekura ashpër nga tërmetet.

“Vellezer e motra ! Asnjehere ne jeten time nuk kam dashur te publikoj ndihmen qe kemi bere ,kur kemi marrur nje iniciative per te ndihmuar rastet e shumta me nevoje , mirepo ksaj rradhe behet fjale per nje komb te tere , uroj te solidarizohemi te gjithe te hapim zemrat e te ndihmojme sa kemi mundesi … Zoti e bekofte popullin Shqipetar. I juaji Ermal Fejzullahu”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e njoftimit për grumbullimin e fondeve në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sabri Fejzullahu (@sabrifejzullahu_official) on

Ndërkohë, edhe babai i tij, këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu ka bërë të ditur gjatë ditës, se është gati të lëshojë shtëpinë e tij për strehimin enjë familje gjashtë anëtarëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat