Pa dyshim mbështetja e Kosovës ka qenë shumë e madhe në këto ditë të vështira për Shqipërinë.
Pas tërmetit me bilanc tragjik, Kosova ka hapur dyert e saj për shumë familje shqiptare që kanë nevojë për strehim.
Kjo gjë i ka prekur të gjithë, ndaj këto fjalë të Rezartës do i kuptoni mirë.
Ajo ka publikuar një foto ku duket një bebe i veshur me ngjyrat e Kosovës që fle në super e shqiponjave dhe pas duket flamuri shqiptar. Këto fjalë të bëjnë të reflektosh për të kuptuar sa të bashkuar janë shqiptarët dhe kosovarët.