Adhurohej nga femrat në gjithë botën, ndërsa tani as që e njohin në rrugë - Bota Sot
Adhurohej nga femrat në gjithë botën, ndërsa tani as që e njohin në rrugë

Mediale Vip

Adhurohej nga femrat në gjithë botën, ndërsa tani as që e njohin në rrugë

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 20:19
Nick Nolte

Aktori Nick Nolte (78) i cili i ka bërë më shumë se 50 filma në karrierën e tij dhe madje është kandiduar për “Oscar” tri herë, sot duket i panjohshëm. Në moshë të re ai konsiderohej seks-simbol i madh i Hollywoodit, i adhuruar nga femrat në të gjithë botën.

Por që atëherë kanë kaluar dekada dhe Nolte nuk është ai që ishte dikur. Përkundrazi, kamerat e kanë regjistruar atë në një pamje krejtësisht tjetër – mjekër të gjatë gri, flokë të shprishura dhe veshjet e përditshme e kanë transformuar atë kështu që sot pak njerëz e njohin me të parën.

Nolte e filloi karrierën në teatër, por shpejt kaloi në ekranet filmike, të cilat i siguruan popullaritet planetar. Përveç aktrimit, ai është i njohur edhe për jetën e trazuar private, e cila është karakterizuar nga betejat me varësinë dhe lidhje të shumta të dështuara.

E gjitha filloi qysh në vitin 1965 kur u arrestua për falsifikim të dokumenteve. U dënua me 45 vjet burgim për këtë krim. Edhe pse tingëllon e frikshme, aktori arriti t’i shpëtojë vuajtjes së dënimit sepse aktgjykimi në fund u hodh poshtë.

Shumë më vonë, në vitin 2002, Nolte e pati një takim tjetër të afërt me forcat e rendit, kur u arrestua nën dyshimin se e kishte ngarë automjetin i dehur në Malibu. Tri ditë pas arrestimit, ai u regjistrua në një klinikë këshillimi ku duhej të punonte në problemet e tij të varësisë nga alkooli.

Analizat e gjakut treguan se ai ishte nën ndikimin e drogës e cila zakonisht përdoret për përdhunim, por aktori e mohoi me ngulm që dikush e kishte përdhunuar ndonjëherë. Ai nuk pati monotoni as në dashuri, meqë u martua madje katër herë ndërkohë që i ka dy fëmijë. Meqë ra fjala, Nick Nolte është shpallur disa herë mashkulli më i dëshiruar në botë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat