Golden Globes – shpallen nominimet e këtij viti

Mediale Vip

Golden Globes – shpallen nominimet e këtij viti

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 20:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Marriage Story,” saga zemërthyese e Netflix kryeson në nominimet për Golden Globe, me gjatë të tilla, përfshirë, dramën më të mirë, në atë që konsiderohet si pararendësja e oskarëve. The Irishman, një tjetër film i Netflix dhe Once Upon a time in Hollywood i Quentin Tarantinos, kanë secili nga pesë nominime.

The Crown, Chernobyl dhe trilleri amerikan Unbelievable, kryesojnë për sa i takon serive televizive, me nga katër nominime secili.

Në garën për filmin më të mirë, përveç Marriage Story dhe The Irishman të Martin Scorceses janë edhe Jocker dhe Dy papët.

Filmi i Tarantinos ndërkohë është në garë për muzikën ose komedinë më të mirë, bashkë me satirikun Jojo Rabbit, trillerin Knives Out dhe Rocketman, biografinë e Elton John. Ndërsa në garë për titullin e regjisorit më të mirë janë Scorsese, Mendes, Tarantino dhe Todd Phillips.

Yjet britanike, dominojnë në nominimet e këtij viti me Taron Egerton të Rocketman dhe Phoebe Waller Bridge, si pretendentë për çmime.

Për sa i takon titullit si aktori më i mirë, në një film dramë, në garë janë Christian Bale për rolin në Ford kundër Ferrarit, Antonio Banderas, Joaquin Phoenix etj. Ndërsa Daniel Craig është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë në një film komedi, bashkë me Leonardo di Caprion dhe Eddie Murphyn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat