Pas suksesit të ‘Me tana’, Elvana Gjata ka këto fjalë për t’i thënë të gjithëve

Mediale Vip

Pas suksesit të ‘Me tana’, Elvana Gjata ka këto fjalë për t’i thënë të gjithëve

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 21:30
Elvana Gjata

Ditën e sotme u publikuan në kanalin e ‘Youtube’ të gjitha këngët pjesëmarrëse në festivalin e fundvitit të ‘RTSH-së’.

Një prej projekteve muzikore më të pëlqyera ka qenë ajo nga këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Elvana Gjata, me titull ‘Me tana’.

Kënga numëron deri më tani 41 mijë klikime në kanalin e ‘Youtube’, duke vërtetuar kështu edhe ‘feedback-un’ që ajo ka marrë nga ndjekësit e saj.

“Nuk mund ta mohoj që mbushem me jetë kur shoh që kënga që kam shkruar prej shpirtit për ju, po ju jep gëzim. Nuk ka kupë, fitore, festival që mund të më japi atë që ju më keni dhënë në më shumë se një dekadë. Përulem para jush. Tan jetën ju dua me tana”, ka shkruar Elvana bashkangjitur audios së këngës të publikuar në rrjetet sociale, duke shprehur kështu mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë mbështetur.

Kujtojmë se netët e festivalit të fundvitit do të jenë në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor në pallatin e Kongreseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat