Anne Hathaway nënë për së dyti, mbetet ende sekret gjinia dhe emri i foshnjës

Mediale Vip

Anne Hathaway nënë për së dyti, mbetet ende sekret gjinia dhe emri i foshnjës

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 22:11
Anne Hathaway

 

Aktorja e “The Devil Wears Prada” dhe partneri i saj Adam Shulman janë bërë prindër për herë të dytë. Urime!

Pasi treguan shtatzëninë e saj hap pas hapi në Instagram, Anne Hathaway (aktore fituese e çmimit Oscar për filmin “Les Misérables”) dhe bashkëshorti i saj Adam Shulman, të martuar në vitin 2012 me një ceremoni romantike në Kaliforni, u fotografuan gjatë një shëtitje në park me fëmijën e tyre të parë Jonathan Rosebanks Shulman prej 3 vitesh dhe me një djep në duar, i kompletuar me një mbulesë “anti-paparazzi “ duke e mbajtur të porsalindurin larg syve kureshtare të fotografëve.

Dhe kjo foshnjë pa dyshim që nuk është e ndonjë mikut të tyre apo jo? Me këtë foto Anne sapo na konfirmoi se ka ardhur në jetë fëmija e saj e dytë. Megjithatë ajo ende nuk ka zbuluar gjininë dhe emrin e foshnjës. Kështu që, na mbetet të presim edhe pak për ta zbuluar!

Anne Hathaway në Instagram njoftoi në fund të korrikut se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, duke postuar një fotografi në Instagram me barkun e rrumbullakosur me mbishkrimin: "Nuk është për një film".

Brenda postimit, Anne Hathaway gjithashtu foli për sa e vështirë ishte kjo shtatzëni e re, duke dërguar një mesazh pozitiv dhe shpresëdhënës për të gjitha ato gra që ëndërrojnë të kenë një fëmijë "Për të gjitha ato që kalojnë në infertilitet dhe ferrin e konceptimit, ju lutemi ta dini se asnjë nga shtatzënitë e mia nuk ishte aq e lehtë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat