Hit i ri nga Gjiko?

Mediale Vip

Hit i ri nga Gjiko?

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 20:39
Gjiko

Gjiko ka paralajmëruar një tjetër hit.

Gjiko nuk ka qenë edhe shumë aktiv muajt e fundit sa i përket këngëve të punuara, por reperi ka paralajmëruar se projekti i ardhshëm do jetë hiti i radhës.

Ai ndau disa imazhe në Instagram të cilat mendohen të jenë të shkëputura nga klipi i tij i ri, dhe si mbishkrim kishte lënë “Nuhas një mega hit”.

Kujtojmë se kënga e fundit e punuar nga ai është bashkëpunimi me Butën ‘My bro’ një këngë që arriti klikime të kënaqshme në platformën e Youtubes, më shumë se gjashtë milionë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat