Gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës bashkë në një FOTO

Mediale Vip

Gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës bashkë në një FOTO

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 20:26
Gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës bashkë në një FOTO

Është publikuar foto e vjetër e gjyshërve të dy këngëtareve të njohura shqiptare me famë në botë.

Kjo foto është realizuar në vitet e 50′, ku shihet gjyshi i Dua Lipës dhe ai i Rita Orës tek qëndrojnë ulur bashkë në një tavolinë, shkruan KultPlus.

Dua dhe Rita, dy këngëtaret që tashmë gëzojnë famë botërorë, flitet se nuk kanë raporte të mira mes vete, ndërkaq kjo fotografi tregon se familjet e dy këngëtarëve shqiptare, njiheshin qysh moti.

Besim Sahatçiu ka qenë regjisor i dhjetëra flimave, regjisor i teatrit dhe i disa emisioneve televizive, ai poashtu ka punuar katër vite si përkthyes në Rilindje.

Ndërkaq, Seit Lita ka qenë historian e intelektuali i shquar në vitet e 70-ta, ishte i njohur jo vetëm për kulturën e tij, por edhe për pamjen, sharmin e elegancën e tij mashkullore.

Image

 

Fotografia është postuar në grupin Albanian Vintage Photogrpahy nga Nol Sahatçiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat