Filloi ‘hakmarrja’ e parë për Princ Harryn dhe Meghan Markle, ja çfarë ka bërë muzeu ‘Madame Tussauds’

Mediale Vip

Filloi ‘hakmarrja’ e parë për Princ Harryn dhe Meghan Markle, ja çfarë ka bërë muzeu ‘Madame Tussauds’

Më: 10 janar 2020 Në ora: 11:31
Princ Harry-t dhe Meghan Markle

Vendimi i Princ Harry-t dhe Meghan Markle për t’u tërhequr nga detyrimet e pallatit mbretëror ka shkaktuar jo pak trazira brenda familjes më të diskutuar të momentit.

Çifti pohoi se do të punonin për të qenë të pavarur financiarisht, duke vendosur të jetojnë në Amerikën e Veriut.

Burime pranë Pallatit të Buckhingam bënë me dije se e gjithë familja përfshirë edhe Mbretëreshë Elisabeth janë tejet të zhgënjyer nga vendimi dhe ajo çka e thellon edhe më shumë ‘skandalin’ është fakti se Duka dhe Dukesha i Sussex nuk kanë njoftuar më parë familjen për atë ç’ka po planifikonin për të ardhmen e tyre.

Nisur nga kjo  filloi dhe hakmarrja e parë ndaj Meghanit dhe Princ Harry-t.

Muzeu i famshëm në Londër Masame Tussauds ende pa u bë 24 orë bërja publike e vendimit të Meghan dhe Harry kanë hequr nga muzeu statujat prej dylli të çiftit.

Ndërkohë vijojnë të jenë në Muze statujat e Mbretëreshës, bashkëshortit të saj dhe William e Kate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat