Loredana paska vetëm një ‘problem’ me ‘Dhelpër dinake’ - Bota Sot
Loredana paska vetëm një ‘problem’ me ‘Dhelpër dinake’

Mediale Vip

Loredana paska vetëm një ‘problem’ me ‘Dhelpër dinake’

Më: 13 janar 2020 Në ora: 22:12
Loredana

Loredana theu sot heshtjen.

Në intervistën, rep-artistja më e kërkuar e momentit në nivel europian, foli për shumë gjëra në lidhje me jetën private dhe karrierën.

Mes tjerash, Loredana komentoi këngën ‘Dhelpër dinake’ të Mozzik që u komentua se i dedikohet asaj, pavarësisht mohimit nga ana e Mozzik.

Por, Lori duket ta ketë një problem që nuk lidhet me tekstin por videoklipin.

‘Nuk më ka pëlqy që i ka pasë 10 femra zhveshur. E mendoj pak ma ndryshe. Nuk kam qejf me i pa zhveshur. Mozzik  nuk ka nevojë për femra zhveshur. Mozi është artist. Kënga i bëhet hit edhe nëse del vetëm’ – deklaroi Loredana.

‘E dija që pak e ka pas edhe për mu por më ka pëlqy kanga.Unë jam fanse e Mozit, nuk kam inat. E ndaj biznesin me privatësinë’ – shtoi reperja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat