Selena Gomez dhe Hailey Bieber kapen “mat” në të njëjtin restorant, këngëtarja reagon ashpër

Mediale Vip

Selena Gomez dhe Hailey Bieber kapen “mat” në të njëjtin restorant, këngëtarja reagon ashpër

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:59
Selena Gomez dhe Hailey Bieber

Dy prej emrave më të përfolur për marrëdhënien me Justin Bieber, Selena Gomez dhe Hailey Bieber janë parë në të njëjtin restorant.

Bashkëshortja e yllit të popit shoqërohej nga dy mikeshat Maeve Reilly dhe Madison Beer.

Me këtë të fundit ka shoqëri edhe këngëtarja Selena Gomez, prandaj nuk munguan reagimet në rrjete sociale.

Selena nuk hezitoi që të replikonte për komentuesit që filluan të shajnë mikeshën e përbashkët, Madison.

“Është e shpifur t’i lexosh të gjitha këto. Më vjen keq dhe jam e zhgënjyer nga fakti që njerëzit arrijnë t’i flasin dikujt në këtë mënyrë. E njoh Madison që fëmijë dhe e kam parë të rritet dhe të bëhet femra që është sot. Nuk ka asnjë problem në këtë mes”, shkruajti Selena Gomez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat