Megjithë lamtumirën e Mauro Icardi nga Serie A, edhe ish-kapiteni i Interit, edhe agjentja e tij, Wanda Nara, mbeten rregullisht në faqet e para të mediave italiane. Të dy, sepse sulmuesi argjentinas ka provuar të jetë një goleador i madh në gjysmën e parë të sezonit me PSG, ndërsa gruaja e tij për rolin në televizionet italiane.
Shpesh e sulmuar nga tifozët e Interit, dhe jo, Wanda Nara, komentuese në “Big Brother Vip”, shpërtheu në lot, kur tregoi se pse e pranoi këtë rol. Një episod, që padyshim i bëri njerëzit të flasin kryesisht në mediat sociale, veçanërisht në Twitter.
Wanda Nara u shpreh kështu: “Unë jam këtu për të punuar, sepse kam pesë fëmijë. Nuk dua që asnjë njeri të mburret, të ndjehet sikur po më jep dorën, sepse përgjegjësia e rritjes së tyre është e imja. Pra, për ata që më pyesin pse punoj, iu them se jam nënë dhe kam përgjegjësinë e fëmijëve të mi deri në fund”.