“Je e pasur por s’ke nder, prandaj të la Mozziku”, Loredana ia mbyll gojën komentuesit

Mediale Vip

“Je e pasur por s’ke nder, prandaj të la Mozziku”, Loredana ia mbyll gojën komentuesit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 17:52
Loredana Zefi dhe Mozzik

Loredana e bëri për pesë pare komentuesin që i shkroi lidhur me ndarjen nga Mozzik.

Këto ditë janë komentuar shumë deklaratat e Loredanës dhe Mozzikut, që dhanë për njëri-tjetrin.

Loredana kishte deklaruar se nuk e di ende se përse janë ndarë, por që të dy kanë qenë të stresuar, kurse Mozzik ia ktheu duke thënë se ishte pikërisht ajo që e solli punën deri tek ajo pikë.

Madje, ai shtoi se Loredana po e përdorë vajzën për t’u viktimizuar.

Së fundi, reperja ka postuar një video, përmes së cilës ka paralajmëruar bashkëpunimin “Kein Wort” me Juju.

Në mesin e shumë komenteve, nuk munguan ato që e ‘thumbonin’ për Mozzikun, e një prej komentuesve i shkruan “Je e pasur por s’ke nder dhe besnikëri. Ndryshe Mozzik nuk do të të linte. Janë ca gjëra që ti nuk mund t’i blesh me para”.

Image

Ndërsa, nuk mungoi përgjigja e Loredanës, e cila shkruan “Unë të blej edhe ty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat