Rihanna u nda nga miliarderi arab pas 3 vitesh, Chris Brown hidhet në sulm

Mediale Vip

Rihanna u nda nga miliarderi arab pas 3 vitesh, Chris Brown hidhet në sulm

Më: 18 janar 2020 Në ora: 21:32
Rihanna u nda nga miliarderi arab pas 3 vitesh, Chris Brown hidhet në sulm

Ka bërë bujë në mediat e huaja ditën e sotme lajmi se Rihanna është ndarë nga miliarderi arab, Hassan Jameel, lidhja me të cilin ka qenë e shumë komentuar. Burime për ‘US Weekly’ raportuan se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes pas pothuajse tre vitesh së bashku.

Pas ndarjes së Rihannës, reperi me të cilin këngëtarja vite më parë ishte në një lidhje, Chris Brown është hedhur në sulm. 

Burime për "Hollywood life", treguan se "Rihanna është dashuria e parë e Chrisit" dhe "ai e ka ëndërr ta fitojë sërish dashurinë e saj".

Megjithatë burimi shton se shanset që Rihanna dhe Chris të kthehen bashkë janë të pakta sepse reperi tashmë është bërë baba dhe është në një marrëdhënie me modelen Ammika e cila solli në jetë djalin e tyre pak kohë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat