Fansat e hip-hopit le të bëhen gati për një super-hit.
Tayna dhe Mozzik tashmë janë në fazën finale të përfundimit të duetit, dyshja sapo konfirmuan edhe datën e lansimit të këngës.
Më 28 janar kënga e titulluar ‘Edhe ti’ do të publikohet në platformat digjitale, artistët bën të ditur përmes disa postimeve në Instagram ku ndanë edhe një foto nga prapaskena e klipit.
Si Tayna ashtu edhe Mozzik janë nga emrat kryesorë në skenën e muzikës shqiptare dhe dueti mes tyre po pritet me padurim nga publiku.