U tha se është lidhur me boksierin, reagon ashpër Rike Roçi: Më keni bërë keq

Mediale Vip

U tha se është lidhur me boksierin, reagon ashpër Rike Roçi: Më keni bërë keq

Më: 25 janar 2020 Në ora: 18:25
Rike Roçi dhe Kristian Prenga

Ditën e djeshme, urimi i Rike Roçit për ditëlindjen e boksierit Kristian Prenga bëri që në media të përflitej se dyshja janë në një lidhje. Madje gjatë ditës së sotme qarkulluan lajme se ata janë fejuar. Mirëpo Rike i ka hedhur poshtë të gjitha këto duke u shprehur e indinjuar me mediat.

Ajo shkruan se e para nuk është modele siç e cilësojnë dhe nuk ka deklaruar asgjë për jetën private.

“Të bësh urime për një ditëlindje nuk do të thotë të konfirmosh lidhje ose që je duke u fejuar. Më lini rehat, përherë më keni bërë keq. E para, nuk jam modele. E dyta, keni 10 vite që ju ka ngel goja modelja e Big Brother. Kjo sepse nuk dini asgjë mbi jetën time por vetëm shpikni. Nuk kam folur kurrë për jetën time private e kurrë nuk do e bëj”, shkruan Rike.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat